kolonje logo

Bashkia Kolonje – Procesverbali i Takimit Konsultativ ne NJ.A Qender Erseke.

Bashkia Kolonje zhvilloi konsultim publik ne kuader te “Projekt-Buxhetit Afatmesem 2023-2025” ne Njesine Administrative Qender Erseke. Takimi u zhvillua prane Bibliotekes se Qytetit.

SHIH EVENTIN AUDIO/VIDEO/FOTO

Pjesemarres ne kete konsultim ishin: Kryetari i Bashkise Z.Erion Isai, Kryetarja e Keshillit Bashkiak znj. Donika Xhelili, Sekretarja e Pergjithshme Znj. Sofika Rrexhepi, Perfaqesues nga INFOCIP (Qendra per Ceshtjet e Informimit Publik), Rreth 60 banore te zones.

PROCESVERBALI I TAKIMIT:                                                                                (Shkarkoje ne PDF)

Qyteti Erseke

DOKUMENTIMI I DEGJESES NE AUDIO/VIDEO:

Ky konsultim publik është realizuar në kuadër të Projektit “Promovimi i Konsultimit Publik dhe Pjesëmarrja në nivel vendor” i cili implementohet nga STAR3 – Reforma Administrativo-Territoriale ne partneritet me INFOCIP.

Bashkia Kolonje është një ndër shtatë bashkitë fituese që përftojnë asistencë direkte në kuadër të këtij Projekti. Përdorimi i teknologjise në dokumentimin e procesit konsultativ, si dhe respektimi i kërkesave me natyre procedurale të ligjit 146/2014 janë ndër ndër objektivat e synuar për të siguruar një proces ndërveprimi domethënës, ligjor dhe të gjurmueshëm.

Konform Nenit 6, paragrafit 2 të Ligjit 146/2014, 2. Organi publik, pas publikimit të njoftimit në regjistrin elektronik, mund të organizojë konsultime të drejtpërdrejta dhe takime publike me palët e interesuara. Konsultimet e drejtpërdrejta dhe takimet publike me palët e interesuara dokumentohen me procesverbal. Procesverbali i takimeve publike, të organizuara sipas këtij ligji, është dokument zyrtar. Për konsultime veçanërisht të rëndësishme, si dhe kurdo që është e mundur, me vendim të organit publik, takimet publike transmetohen në median audiovizive publike për të mundësuar ndjekjen e tyre nga publiku i gjerë.

INFOCIP po nxit dokumentimin audio-video të dëgjesave publike që zhvillojnë bashkitë. Për efekt transparence, ky material publikohet në Platformën www.konsultimivedor.al së bashku me procesvarbalin e takimit. Unifikimi i standartit te konsultimit publik ne te gjitha bashkite e vendit eshte nje objektiv i Regjistrit per Njoftimin dhe Konsultimin Publik ne Nivel Vendor

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Shkruani sugjerimin tuaj