Monitorimi i procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në bashkinë Patos është kryer nëpërmjet vlerësimit të sistemeve online në përdorim të Bashkisë Patos, konkretisht faqes zyrtare të internetit si dhe faqeve zyrtare në rrjetet sociale. Pjesë e vlerësimit janë të dhënat e mbledhura përmes një pyetësore të plotësuar nga Bashkia Patos. Pjesë e rëndësishme e ketij vlerësimi ka qenë edhe takimi në fokus grup të zgjeruar, realizuar në datë 14.04.2022 me pjesëmarrjen e një numri të lartë zyrtarësh nga administrata e Bashkisë Patos dhe nga këshillit bashkiak. Për shkak të numrit të lartë të pjesëmarrësve, takimi u zhvillua në sallën e Këshillit Bashkiak Patos. Takimi u moderua bashkarisht nga përfaqësuesit e INFOÇIP dhe bashkisë Patos, respektivusht, Gerti Shella, drejtor Ekzekutiv dhe znj. Elda Goxhaj, Drejtore e Integrimit, Projekteve dhe Informimit Publik, Bashkia Patos.
Raporti Vlerësues i Pavarur (RVP) mbi Procesin e Njoftimit dhe Konsultimit Publik në Bashkinë Patos është realizuar ne kuadër te komponetit “Promovimi i Konsultimit Publik dhe Pjesëmarrja në nivel vendor”, të projektit STAR 3 / UNDP, i cili implementohet nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP. Rekomandimet dhe konkluzionet e shprehura në këtë raport janë të INFOÇIP dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të partnerëve në projekt dhe/ose donatorëve të STAR 3/UNDP.