patos logo

RAPORTI VJETOR 2022 PER KONSULTIMIN PUBLIK NE BASHKINE PATOS

Në zbatim të ligjit nr.139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore” neni 18; ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”;  ligjit nr. 146/2012 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” pika 1 dhe 2 neni 5, pika 1,2,3 4 neni 52;  Rregullores së Këshilli Bashkiak “ Për konsultimin publik” Bashkia Patos, Këshilli i Bashkisë, Njësitë Administrative Zharrëz dhe Ruzhdije, gjatë vitit 2022, kanë realizuar 30 dëgjesa publike.

HAP RAPORTIN VJETOR NE PDF

FOTO KOLAZH NGA KONSULTIMET E ZHVILLUARA

Procesi i njoftimit dhe i konsultimit publik ne Bashkine Patos eshte bazuar në parimet e mëposhtme:
a) transparenca gjatë procesit të njoftimit e të konsultimit publik me pjesëmarrje gjithëpërfshirëse
dhe jodiskriminuese;
b) efektshmëria e procesit të vendimmarrjes në organet publike;
c) përgjegjësia e organeve publike ndaj palëve të interesuara.

Gjate vitit 2022, Bashkia Patos bashkëpunoi me Projektit STAR 3, permes INFOÇIP, per te rritur cilesine dhe ligjshmërinë e procesit te konsultimit publik. Te gjitha seancat konsultuese jane te pasqyruara per here te pare ne Platformen: www.konsultimivendor.al në faqen e dedikuar Bashkise Patos brenda kesaj platforme (https://konsultimivendor.al/patos/)

Ky raport eshte hartuar nga Bashkia Patos, në zbatim te detyrimeve qe cakton per autoritetin publik neni 20 i ligjit 146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik”. Sipas parashikimeve te ketij neni:
1. Organet publike janë të detyruara të hartojnë dhe të publikojnë raporte vjetore për
transparencën në procesin e vendimmarrjes, ku përfshihet informacion për:
a) numrin e akteve të miratuara nga organi publik përkatës gjatë vitit referues;
b) numrin e përgjithshëm të rekomandimeve të marra nga palët e interesuara;
c) numrin e rekomandimeve e të komenteve të pranuara dhe të refuzuara gjatë procesit të
vendimmarrjes;
ç) numrin e takimeve publike të organizuara.
2. Raporti vjetor për transparencën në procesin e vendimmarrjes publikohet sipas parashikimeve
të nenit 11 të këtij ligji.

 

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shkruani sugjerimin tuaj