Më datë 14 shtator 2022, në orën 11:00 u zhvillua takimi i konsultimit publik në Bashkinë e Përmetit, në kuadër të hartimit të Rregullores për Menaxhimin e Mbetjeve ne Bashkinë Permet. Në takim ishin të pranishëm Kryetarja e Bashkisë së Përmetit znj. Mira Hoxha, Nënkryetari z, Florand Hasani, Përgjegjësi i Sektorit të Pastrim Gjelbërimit Petraq Vangjeli, Punonjësi i Shërbimeve z. Arjan Jaupi, Drejtori Ekzekutiv i INFOCIP z. Gerti Shella, Eksperti për Pushtetin Vendor z. Evis Dosti, znj. Blerina Serjani si edhe përfaqësues të bizneseve të qytetit (rreth 20). Takimi u drejtua nga Kryetarja e Bashkisë znj. Mira Hoxha, e cila pas falënderimeve të rastit, u ndal tek problematikat konkrete me të cilat ndeshet qyteti i Përmetit sa i takon mbetjeve…
PROCESVERBALI I TAKIMIT – HAP DEGJESEN NE AUDIO-VIDEO
Baza Ligjore – Ligji 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” percakton shprehimisht se “Konsultimet e drejtpërdrejta dhe takimet publike me palët e interesuara dokumentohen me procesverbal. Procesverbali i takimeve publike, të organizuara sipas këtij ligji, është dokument zyrtar (neni 6, paragrafi 2)”. Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike (Neni 11, paragrafi 2) Në çdo takim publik mbahet procesverbal, i cili arkivohet pranë organit publik. Nëse konsiderohet e nevojshme, takimi publik mund të regjistrohet. Procesverbalet dhe regjistrimet e takimeve publike mund të bëhen publike sipas kërkesës së paraqitur, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare (neni 18, pika 4, 5 dhe 6)
Të dhëna mbi projektin: Ky konsultim publik është realizuar në kuadër të Projektit “Promovimi i Konsultimit Publik dhe Pjesëmarrja në nivel vendor” i cili implementohet nga STAR3 – Reforma Administrativo-Territoriale ne partneritet me INFOCIP. Bashkia Përmet është një ndër shtatë bashkitë fituese që përftojnë asistencë direkte në kuadër të këtij Projekti. Përdorimi i teknologjise në dokumentimin e procesit konsultativ, si dhe respektimi i kërkesave me natyre procedurale të ligjit 146/2014 janë ndër ndër objektivat e synuar për të siguruar një proces ndërveprimi domethënës, ligjor dhe të gjurmueshëm. INFOCIP po nxit dokumentimin audio-video të dëgjesave publike që zhvillojnë bashkitë. Për efekt transparence, materialet audio-video do të publikohet në Platformën www.konsultimivedor.al së bashku me proces-varbalin e takimit. Unifikimi i standartit te konsultimit publik ne te gjitha bashkite e vendit eshte nje objektiv i Regjistrit per Njoftimin dhe Konsultimin Publik ne Nivel Vendor.