14 SHTATOR – PERMET. Bashkia Përmet organizoi konsultim me publikun, banorë dhe biznese për të diskutuar dhe mbledhur sugjerime për menaxhimin e mbetjeve, oraret e depozitimeve dhe ngritjen e kapaciteteve të sektorit Pastrim-Gjelbërim, me vizionin për një qytet sa më të pastër dhe turistik. Konsultimi Publik per Menaxhimin e Mbetjeve me perfaqesues te bisneseve turistike u asistua nga Qendra per Çeshtje te Informimit Publik, INFOCIP.
Ndërrmarjes së Pastrim-Gjelbërimit do t’i shtohen mjetet teknologjike që do të lehtësojnë menaxhimin e punës dhe do të përmirësojnë pastërtinë e qytetit. Bashkia Permet po punon prej disa kohesh per te realizuar nje menaxhim efektiv te mbetjeve urbane, sidomos gjate kohes se sezonit turistik. Të gjithë së bashku që cilësinë “Përmeti i pastër” jo vetëm ta ruajmë por dhe të jemi shembulli më i mirë.