20 Tetor, 2022 – Bashkia Shkoder zhvilloi degjese publike ne kuader te “Projekt-Buxhetit Afatmesem 2023-2025” me banoret e lagjes nr.5, duke mbyllur ne kete menyre te gjitha degjesat publike sipas kalendarit te miratuar. Ne kete degjese ishin i pranishem Nenkryetari i Bashkise Shkoder Z.Ardit Cylybyli i bashkeshoqeruar nga anetare te tjere te administrates se Bashkise.
Pikat kyce ne cilat u ngrit diskutimi ishin ceshtjet qe lidheshin me problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet duke u ndalur specifikisht tek ndricimi dhe infrastruktura, rrjeti rrugor dhe sherbimet shendetsore.
19 Tetor, 2022 – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike , me banoret e lagjes Nr.4 “Per pergatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak. Ne kete degjese ishte i pranishem Kryetari i Bashkise z. Bardh SPAHIA. Degjesa me banoret e lagjes nr.4 ishte nje nga degjesat e fundit per Buxhetin 2023 dhe PBA 2023-2025.
18 Tetor, 2022 / Shkoder – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike te rradhes, me banoret e lagjes Nr.3 “Per pergatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak. Ne menyre homologe, ashtu si dhe ne degjesat e tjera fokusi i diskutimit ishin ceshtje me rendesi te vecante duke filluar nga problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet duke u ndalur specifikisht tek ndricimi dhe infrastruktura, rrjeti rrugor dhe sherbimet shendetsore. Ky takim u mbeshtet dhe u lehtesua nga Qendra per Çeshtje te Informimit Publik, INFOCIP, ne kuader te Projektit “Promoting Public Consultations and Participation at Local Level”, mbeshtetur nga STAR 3/UNDP
SHIKO DOKUMENTIMIN E PLOTE ME AUDIO/VIDEO
17 Tetor 2022 – Bashkia Shkoder zhvilloi degjese publike me banoret e lagjes Nr.2 “Per pergatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak. Degjesa u zhvillua ne Sallen e Keshillit Bashkiak.
Ceshtjet per diskutim ne kete degjese publike ishin me rendesi te vecante duke filluar nga problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet duke u ndalur specifikisht tek ndricimi dhe infrastruktura, rrjeti rrugor dhe sherbimet shendetsore.
Fale pjesemarrjes te larte nga ana e banoreve u evidentuan ne menyre konkrete kerkesat dhe problematikat e tyre, ku nje pjese e tyre do te jene prioritet i punes se Bashkise Shkoder.
14 Tetor, 2022 / Shkoder – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike me banoret e lagjes Nr.1 mbi “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua në sallen e Keshillit Bashkiak. Ne kete degjese u diskutuan ceshtje me rendesi te vecante, duke filluar nga problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet si p.sh ndricimi dhe infrastrukrura, rrjeti rrugor, sherbimet me ujesjellsin dhe ato shendetsore. Ky takim u mbeshtet dhe u lehtesua nga Qendra per Çeshtje te Informimit Publik, INFOCIP, ne kuader te Projektit “Promoting Public Consultations and Participation at Local Level”, mbeshtetur nga STAR 3/UNDP
HAP DOKUMENTIMIN E PLOTE TE AUDIO
13 Tetor, 2022 / Shkoder, NJ.A Guri i Zi dhe Berdice – Guri i Zi dhe Berdica ishin dy njësitë administrative të radhës ku u zhvilluan dëgjesat publike për “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”.
12 Tetor, 2022 / Shkoder, NJ. A Postribe – Me Postribën janë përmbyllur konsultimet publike në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Turizmi dhe Bujqësia janë dy sektorët kryesor ku do të përqëndrohen investimet dhe zbatimi i projekteve të reja. Infrastruktura rrugore, arsimi, shëndetësia do të jenë në fokus të punës per Bashkine Shkoder, paralelisht me rritjen e standartit të shërbimeve. Të ardhurat që mblidhen në çdo njësi administrative, do të përkthehen në investime që zhvillojnë territorin dhe përmirësojnë jetesën e banorëve, duke frenuar fenomenin e emigrimit, kryesisht të rinisë.
10 Tetor, 2022 / Shkoder, DAJC – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike ne NJ.A. Dajç “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Ne degjesen e rradhes me banorët e njësisë administrative Dajç u diskutua mbi problematikat dhe prioritetet e investimeve për zonën e tyre. Takimi u zhvillua ne dy etapa.
07 Tetor 2022/ Shkoder, NJ.A Velipoje – Bashkia Shkoder zhvilloi degjesen publike ne NJ.A. Velipoje “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u pergatit nga Koordinatori per Njoftimin dhe Konsultimin Publik. Rreth 30 banore te zones moren pjese ne kete takim.
05 Tetor 2022/ Shkoder – Bashkia Shkodër nisi dëgjesat publike “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm vendor 2023-2025”. Takimet e parë u zhvillua me banorët e njësisë administrative Rrethina si dhe 3 njësitë Shalë, Shosh, Pult të Dukagjinit. Ne keto takime mori pjese kryetari i Bashkise Shkoder, Bardh Spahia. Takimet u organizuan nga Koordinatori per Njoftimin dhe Konsultimin Publik, Z. Fisnik Lutfija