Bashkia Kolonje vijon konsutimin e Buxhetit 2023 ne Fshatrat Selenice dhe Qinam. Banoret marrin pjese masivisht

22 Shtator 2022 – Bashkia Kolonjë po implementon me sukses Planin e Konsultimit Publik per vitin 2022, te konsoliduar permes asistences se INFOCIP / UNDP-STAR 3. Ne tematiken e PBA gjate muaji Shtator 2022 po zhvillohet nje maratone takimesh ne te gjitha NJ.A. Konsultimi me banoret e zonave rurale eshte paresor per te garatuar kohezionin vendimarres. Bashkia Kolonje ka 8 njesi Ersekë, Qendër Ersekë, Leskovik, Qënder Leskovik, Novoselë, Barmash, Mollas, Çlirim dhe rreth 68 fshatra te shperndara ne territorin e konsiderueshme prej 865 KM/katrore qe eshte nen juridiksionin e Bashkise Kolonje.
Ne date 22 Shtator, ekipi INFOCIP asistoi ne degjesen e zhvilluar ne Fshatin Selenice dhe Qinam. Degjesat jane thirrur nga Bashkia. Kryetari i Bashkise, Z. Erion Isai ka qene prezent ne te gjitha takimet, se bashku me Sekretaren e Pergjithshme, znj. Sofika Rexhepi, nenkryetari i bashkise, drejtoria e finances/taksave si dhe personeli pergjegjes per njoftimin dhe konsultimin publik.
Per tu njohur me planin e perditesuar te degjesave publike per periudhen Shtator – Dhjetor 2022, ju mund te klikoni ne linkun e meposhtem: https://konsultimivendor.al/…/kalendari-i-konsultimeve
Merrni pjese dhe shprehni mendimin tuaj hapur ne keto takime. Ligji per Njoftimin dhe Konsultimin Publik garanton te drejten tuaj per te dhene mendime dhe per t’u degjuar per cdo sugjerim qe ju keni per administratoret/vendimarrsit lokale.
📌 Projekti STAR3 Reforma Administrativo-Territoriale dhe INFOCIP po implementojne Programin e “Promovimi i Konsultimit Publik dhe Pjesëmarrja në nivel vendor”. Bashkia Kolonje eshte nje nder 7 bashkite fituese te ketij komponenti.
➡️ STAR3 Reforma Administrativo-Territoriale është financuar nga Bashkimi Evropian European European Union in Albania🇪🇺, Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana🇸🇪, Qeveria e Zvicrës Embassy of Switzerland in Albania🇨🇭, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USAID/Albania🇺🇸, UNDP Albania🇺🇳 dhe Qeveria e Shqipërisë 🇦🇱.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp