22 Dhjetor 2022 – Bashkia Kukes zhvilloi konsultim Publik per PBA 2023-2025 , Buxhetin 2023 dhe Paketen Fiskale 2023 ne Njesine Administrative Terthore. Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkise Z. Safet Gjici.
Z. Gjici u beri me dije banoreve se shkolla e mesme e bashkuar “Elmaz Ademi” pas 25 vitesh, në vitin 2023 do ti nënshtrohet rikonstruksionit të plotë me kushte bashkëkohore bashkë me terrenet sportive si nje investim i domosdoshëm për nxënësit, mësuesit e banorët e zonës.
Ndërhyrja në rehabilitimin e ujërave të zeza, por edhe në ujin e pijshëm, problem i disa dekadave, me buxhetin e ri pritet që ti jepet zgjidhje njëherë e mirë për gjithë këtë zonë, – mbylli fjalen e tij Kryetari z.Gjici.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT
22 Dhjetor 2022 – Bashkia Kukes zhvilloi konsultim Publik per PBA 2023-2025 , Buxhetin 2023 dhe Paketen Fiskale 2023 ne Njesine Administrative Bicaj. Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkise Z. Safet Gjici.
Fokus diskutimesh ishin projektet që do realizohen për banorët e kësaj zone, ku pjesë e investimeve do jetë asfaltimi i rrugës së fshatit Mustafaj. Një investim i domosdoshëm që duhej bërë prej vitesh.
Po ashtu në vitin 2023 do të investohet në Qendrën e Njësisë, Shtëpia e Kulturës “Elez Braha”, të cilat do marrin një pamje tjetër e ku gjithë turistët që do vijnë në Bicaj do mësojnë më shumë rreth kulturës e traditës së kësaj Njësie, më e madhja që ka sot territori i Bashkisë Kukës.
Rikonstruksioni i shkollës së mesme “Bajram Abdiu” si dhe terrene sportive janë projekte që bashkia pret të fillojë punën shumë shpejtë. Vëmendje e veçantë në buxhetin e 2023 i është kushtuar edhe rrugës së bjeshkës “Laku i Tejes”, me qëllim kthimin e saj në një pikë tjetër turistike që ka bashkia jonë.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT
21 Dhjetor 2022 – Bashkia Kukes zhvilloi konsultim publik ne kuader te hartimit te buxhetit per vitin 2023, PBA 2023 – 2025 dhe Paketen Fiskale 2023 ne NJ.A Surroj-Mamëz. . Takimi u drejtua nga Kryetari Bashkise Kukes Z.Safet Gjici i bashkeshoqeruar nga zyrtare te tjere te Bashkise Kukes.
Ne kete degjese publike u diskutua rreth shumë projekteve që do realizohen për banorët e kësaj zone, ku pjesë e investimeve do të jetë investimi madhor aksi rrugor Surroj-Mamëz.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT
15 Dhjetor 2022 – Bashkia Kukes zhvilloi degjese publike ne kuader te hartimit te PBA-se 2023-2025, Buxhetin per vitin 2023 dhe Paketen Fiskale 2023. Takimi u zhvillua ne sallen “AMERIKAN CORNER” prane Pallatit te Kultures “Hasan Prishtina” Kukes.
Degjesa u drejtua nen kujdesin e vecante te Kryetarit te Bashkise Kukes Z.Safet Gjici i bashkeshoqeruar nga zyrtare te tjere te administrates bashkiake Kukes.
Qëllimi i kësaj dëgjese ishte marrja e mendimit të qytetarëve direkt nga salla nëpërmjet diskutimeve dhe pyetjeve të tyre, opinioneve dhe rekomandimeve.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT