9 Nentor 2022 – Bashkia Durres zhvilloi dëgjesën publike në Njësinë Administrative nr.3 dhe lagjen 18 për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i Paketës Fiskale, i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike, i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe i Strehimit dhe Shërbimit Social.
Kjo dëgjesë u zhvillua në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të Përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të këtyre zonave, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF, grupet këshillimore si dhe komisione të Këshilit Bashkiak.
Në këto zona investimet kanë qenë disa, si, projekti i masterplanit të ndriçimit , ku kemi përfshirë 13 akse rrugore, 80% e të cilit ka përfunduar, ndriçim me led, konsumi i të cilëve është i ulët. Po kryejmë rehabilitimin e fasadave dhe termoizolimit të tyre si dhe të tarracave, duke hequr prej tyre edhe depozitat e ujit.
Lagja nr.18, ka pësuar një ndryshim të madh. 24 pallate janë në proçes pune. Do të fillojnë edhe 17 pallate për realizimin e termoizolimit dhe rritjes së efiçensës së energjisë, duke ulur më shumë konsumin e energjisë elektrike. Janë marrë në konsideratë kërkesat e qytetarëve për hapësira publike dhe hapësira sportive.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT
8 Nentor 2022 – Bashkia Durres në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025, zhvilluam Dëgjesën Publike në Njësinë Administrative Rrashbull për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës.
Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të Njësisë Administrative të Rrashbull, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF, grupet këshillimore si dhe komisione të Këshillit Bashkiak.
Në Njësinë Administrative Rrashbull, janë bërë shumë investime në infrastrukturën rrugore dhe ndriçim publik, është instaluar rrjeti 20 kilo volt dhe rrjeti i ujit të pijshëm pothuajse në të gjitha fshatrat e zonës. Janë rehabilituar shumë akse rrugore, po realizohet shtrimi i rrugës tek “Kodra e Kuajve” dhe të tjera rrugë janë në proces.
Prioritet në vitin e ardhshëm do të jetë sektori i Bujqësisë. Jemi në fazë projekti per ngritjen e kapanoneve që do të shërbejnë si pikë grumbullimi, depozitimi dhe ruajtje për prodhimet bujqësore. Me vendim të këshillit bashkiak, u miratua një iniciativë bashkëpunimi midis fermerëve dhe Bashkisë Durrës, për të ndihmuar financiarisht fermerët me buxhet nga Bashkia si dhe për ti orientuar për problemet që ata kanë, për aplikimet për grantet, ruajtje dhe depozitim të prodhimeve. Në sektorin e Taksave dhe Tarifave, nuk kemi bërë ndryshime në Paketën Fiskale, por kemi vendosur që për shtresat në nevojë, invalidë, pensionistë të vetmuar, të mos paguhen tarifat e pastrim, gjelbërimit dhe ndriçim.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT
8 Nentor 2022– Bashkia Durres zhvilloi dëgjesën publike në Njësinë Administrative nr.5 që përfshin zonat e Plazhit dhe Shkozetit për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i Paketës Fiskale, i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike, i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe i Strehimit dhe Shërbimit Social.
Kjo dëgjesë u zhvillua në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të Përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të Njësisë Administrative Nr.5, përfaqësues të institucioneve arsimore dhe të shoqërisë civile si dhe banorë të këtyre zonave. Kemi realizuar investime të rëndësishme në zonen e Plazhit, e cila si zonë turistike ka qenë prioritet për Bashkinë tonë.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT
7 Nentor 2022 – Bashkia Durres zhvilloi Dëgjesën Publike në Njësinë Administrative Katund i Ri për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i paketës fiskale, i infrastrukturës rrugore dhe investimet publike, arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe i strehimit e shërbimit social.
Kjo dëgjesë u zhvillua në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të kesaj njësie administrative, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF-ve që operojnë në këtë njësi, grupet këshillimore si dhe komisione të Këshillit Bashkiak.
Edhe në Katund të Ri janë bërë shumë investime në infrastrukturë dhe fusha te tjera. Prioritet në vitin e ardhshëm edhe në këtë njësi do të jetë sektori i bujqësisë. Po kështu do të vijojë puna dhe investimet në infrastrukturë me qëllim parandalimin e përmbytjeve. Investime të tjera të parashikuara për këtë njësi do të jenë ato për infrastrukturën rrugore, investime në arsim si dhe do të ndërtohen terrene të reja sportive.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT
7 Nentor 2022 – Bashkia Durres në vijim të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të Përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025, zhvilloi Dëgjesën Publike lidhur me programin e paketës fiskale.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të biznesit, ekspertë kontabël, anëtarë të dhomës së tregtisë dhe industrisë të Durrësit dhe përfaqësues të komisioneve të këshillit bashkiak.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT
4 Nentor 2022 – Bashkia Durres zhvilloi Dëgjesën Publike në Njësinë Administrative Ishëm për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i paketës fiskale, i infrastrukturës rrugore dhe investimet publike, arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe i strehimit e shërbimit social.
Kjo dëgjesë u zhvillua në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të njësisë administrative të Ishmit, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF-ve që operojnë në këtë njësi, grupet këshillimore si dhe komisione të Këshillit Bashkiak.
Në Ishëm janë bërë shumë ndërhyrje në infrastrukturë, janë realizuar investime në ujesjellës dhe është vendosur uji i pijshëm në zonat problematike. Gjithashtu në zonën e Ishmit është vendosur tensioni 20 kilo/volt. Edhe për Njësinë Administrative Ishëm, janë caktuar fonde në buxhet për vijimin e rehabilitimit të infrastrukturës rrugore.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT
2 Nentor 2022 – Bashkia Durres në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Buxhetit Afatmesëm 2023-2025, si dhe në kuadër të transparencës publike lidhur me të gjitha projektet, shërbimet dhe investimet e realizuara përgjatë vitit 2022 zhvilloi dëgjesën publike në njësinë administrative të Manzës për 4 programet buxhetore të bashkisë së Durrësit:
Programi i Paketës Fiskale,
Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike
Programi i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar
Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
Në këtë takim kishte një pjesëmarrje të gjërë, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga komuniteti i kësaj njësie, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF që operojnë në këtë njësi, grupet këshillimore, Komisionet e Këshillit Bashkiak si dhe përfaqësues të biznesit.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT