30 Nentor 2023 – Bashkia Diber zhvilloi konsultim publik per PBA 2023-2025, Buxhetin per vitin 2023 dhe Paketen Fiskale 2023 ne Njesine Administrative Arras. Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkise Z. Rahim Spahiu. Pjesemarrja ne kete konsultim publik ishte relativisht e larte.
Gjate takimit u diskutuan e dëgjuan me shumë vëmendje nga banorët nevojat dhe problematikat kryesore të këtij komuniteti, të cilave do t’ju jepet zë në Buxhetin 2023 të Bashkisë Dibër.
Z. Spahiu gjate fjales se tij vuri theksin se investimi i rëndësishëm infrastrukturor Arras-Lurë, që po implementohet, do të pasohet nga të tjera investime e ndërhyrje, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në sektorë të tjerë me qëllim lehtësimin, përmirësimin e jetesës së banorëve dhe nxitjen e zhvillimit të potencialit që ofron Arrasi.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT
24 Nentor 2022 – Bashkia Diber zhvilloi konsultim publik per Buxhetin 2023, PBA 2023-2025 dhe paketen Fiskale 2023 ne Njesine Administrative Melan. Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkise Diber Z. Rahim Spahiu i bashkeshoqeruar nga anetare te tjere te administrates bashkiake.
Gjate fjales se tij z.Spahiu u shpreh se kërkesat e përbashkëta komunitare, do te reflektohen siç duhet në buxhetin e vitit 2023, në dobi të përmirësimit të shërbimeve publike, rritjes së investimeve në infrastrukturë, bujqësi e turizëm.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT
22 Nentor 2022 – Bashkia Diber Zhvilloi degjese publike ne kuader te hartimit te buxhetit 2023, PBA 2023-2025 dhe Paketes Fiskale 2023 ne Njesine Admministrative Zall Dardh dhe Zall Rec.
Në njësitë administrative Zall Reç dhe Zall Dardhë u bisedua me banorët për adresimin e problematikave kryesore të këtyre zonave, ku nevojë më e ngutshme mbetet përmirësimi i infrastrukturës rrugore.
Kryetari i Bashkise Z.Spahiu u shpreh se rikonstruksionet e urave në këto njësi, do të pasohen nga investime të tjera.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT
21 Nentor 2022 – Bashkia Diber zhvilloi konsultim publik ne Njesine Administrative Kala e Dodes dhe Njesine Administrative Sllove, ne kuader te hartimit te buxhetit per vitin 2023, PBA 2023-2025 dhe Paketes Fiskale 2023.
Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkise Diber, Z. Rahim Spahiu, i cili gjate fjales se tij vuri theksin se infrastruktura rrugore, arsimore, shëndetësore, bujqësia e turizmi, paralelisht me rritjen e cilësisë së shërbimeve publike, do të jenë në fokusin e punës te bashkise Diber.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT
17 Nentor 2022 – Bashkia Diber zhvilloi degjesen e pare publike ne Njesine Administrative Maqellare ne kuader te hartimit te Buxhetit 2023, PBA 2023-2025 dhe Paketes Fiskale 2023.
Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkise Diber, Z. Rahim Spahiu, i cili gjate fjales se tij u shpreh se krahas projekteve që po implementohen për t’i dhënë zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm dhe problematikës së ujit vaditës, për Maqellaren do të adresojmë vitin e ardhshëm edhe çështjet e kanalizimeve të ujërave të zeza, të shërbimit të pastrimit dhe përmirësimit të mëtejshëm të infrastrukturës rrugore.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT