Baskia Shkoder, Degjese publike : “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025” ne NJ.A Guri i Zi dhe Berdice.

13 Tetor 2022 / Shkoder, NJ.A Guri i Zi dhe Berdice – Guri i Zi dhe Berdica ishin dy njësitë administrative të radhës ku u zhvilluan dëgjesat publike për “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”.

Investimet në infrastrukturën rrugore, shëndetësi e arsim, si dhe përmirësimi i shërbimeve do të jenë pjesë e punës së bashkisë Shkodër në çdo njësi, duke marrë në konsideratë kërkesat e banorëve. Edhe për Gurin e Zi dhe Berdicën sfidë mbeten investimet strategjike për shmangien e përmbytjeve si dhe mbështetja e sektorit të bujqësisë.

Bashkia Shkodër do të punojë me të gjitha kapacitetet për të përmbushur çdo detyrim të sajin, por mbetet me rëndësi edhe mbështetja e projekteve nga ana e qeverisë shqiptare.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp