DAJÇ / 10 Tetor, 2022 – Bashkia Shkoder ka nisur takimet me banore dhe grupe te interesuara ne kuader te përgatitjes se programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Ne degjesen e rradhes me banorët e njësisë administrative Dajç u diskutua mbi problematikat dhe prioritetet e investimeve për zonën e tyre. Përmbytja mbetet fenomeni më shqetësues, ku përveç punës së bashkisë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kulluese, nevojiten investimet e qeverisë shqiptare. Në lidhje me bujqësinë, Bashkia Shkoder ka premtuar vemendje të shtuar për kanalet vaditëse dhe krijimin e tregjeve të reja, pasi mbetet burimi kryesor i të ardhurave për familjet qe jetojne ne kete NJA. Paralelisht investimet në infrastrukturë, rritja e shërbimeve dhe përmirësimi i standarteve të pastrim – gjelbërimit, ndriçimit etj do të jenë pjesë e punës nderhyrjeve te Bashkise Shkoder ne kuader te parashikimeve buxhetore afatmesme.