Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “k”, të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Këshilli Bashkiak Shkodër, njofton zhvillimin e séancës së këshillimit me publikun, për diskutim të dokumentit:
1. “Plani vendor i veprimit për migracionin dhe diasporën 2023-2025” .
Takimi do të zhvillohet:
Në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak, Shkodër, ditën e merkure, datë 21 Dhjetor, 2022 ora 12:00.
Gjithashtu, sugjerimet, komentet, mund të dërgohen deri me datë 22.12.2022, me shkrim pranë Bashkisë Shkodër, me postë, apo nëpërmjet e-mail në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al