Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “k“, të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, Këshilli Bashkiak Shkodër, njofton zhvillimin e seancës së këshillimit me publikun, për diskutim të dokumentit:
1. Projekt-vendim “Për miratimin e kritereve të përdorimit të intensitetit të ndërtimit me kushte si instrument i zhvillimit të territorit“
Takimi do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, Shkodër, ditën e premte, datë 23 Dhjetor, 2022 ora 12:00.
Sugjerimet, komentet, mund të dërgohen deri me datë 23.12.2022, me shkrim pranë Bashkisë Shkodër, me postë, apo nëpërmjet e-mail në adresën: keshillibashkiak@bashkiashkoder.gov.al