Bashkia Shkoder, Degjese Publike per Buxhetin 2023 dhe PBA 2023-2025 me banoret e Lagjes Nr.1

14 Tetor 2022 / Shkoder –  Bashkia Shkoder zhvilloi  degjesen publike me banoret e lagjes Nr.1 mbi  “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesem vendor 2023-2025”. Degjesa u zhvillua në sallen e Keshillit Bashkiak. Ne kete degjese u diskutuan ceshtje me rendesi te vecante, duke filluar nga problemet qe hasen ne arsimin baze dhe ate parashkollor, menaxhimi i mbetjeve, sherbimet ne komunitet si p.sh ndricimi dhe infrastrukrura, rrjeti rrugor, sherbimet me ujesjellsin dhe ato shendetsore.

Per te gjitha keto ceshtje banoret qe moren pjese ne kete degjese parashtruan nje sërë problemesh qe hasin ne perditshmeri dhe kerkuan zgjidhje konkrete per to. Nenkryetari i Bashkise Z. Ardit Cylybyli  theksoi rëndësinë që ka zëri i qytetarëve ne diskutimin e prioriteteve buxhetore te Bashkise Shkoder. “Shërbimet publike, investimet dhe rritja e standarteve janë objektivi i punes se Bashkise Shkoder, prandaj duke dëgjuar dhe bashkëndarë me banorët e çdo njësie vendore idetë dhe propozimet konkrete, marrim në fund vendimet e duhura”,  u shpreh z. Cylybyli.

Kjo degjese u mbeshtet dhe u lehtesua edhe nga ekipi i INFOCIP, i cili po punon ne kuader te STAR 3 / UNDP per te konsoliduar 7 modele te avancuara ne konsultimin publik per t’u replikuar ne nje kohe te dyte nga te gjitha bashkite e interesuara.

 

« of 2 »

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp