Komisioni i Ekonomisë dhe Buxhetit ne Bashkine Shijak ka filluar mbledhjen e rekomandimeve për prioritetet e komunitetit për projekt buxhetin afatmesëm 2022 – 2024. Komisioni do të informojë komunitetin mbi të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të bashkisë për vitin 2020 dhe tavanet buxhetore përgatitore për secilin program / shërbim të ofruar nga bashkia.
Qëllimi i këtij konsultimi është të mblidhen sugjerimet e komunitetit lidhur me:
- Mënyrën si janë shpenzuar fondet për ofrimin e shërbimeve nga bashkia.
- Performancën e shërbimeve të ofruara nga bashkia.
- Shërbimet prioritare të komunitetit.
Grupet që do të konsultohen:
- Banorët e Bashkisë
- Përfaqësues nga shoqëria civile,
- Përfaqësues të biznesit,
- Gjimnazet dhe mesuesit
- Media,
- Kryetarët e Fshatrave .
- Administratorët e Njësive
Konsultimet do te zhvillohen sipas nje kalendari te miratuar. Ky kalendar eshte i publikuar edhe ne faqen zyrtare te Bashkise Shijak ne adresen zyrtare te meposhtme:
KONSULTIMI PUBLIK, KALENDARI I KESHILLIT BASHKIAK SHIJAK PER 2021