NJOFTIM PËR KONSULTIM ME PUBLIKUN
Titulli : Konsultim publik për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2024.
Propozuesi i projektaktit: Kryetari i Bashkisë.
Qëllimi: Ky bashkëbisedim me banorët dhe grupet e synuara te interesit dhe ato te margjinalizuara te Bashkisë Shijak ka për qëllim mbledhjen e sugjerimeve të komunitetit lidhur me ndryshimet apo propozimet per ndryshime te paketës fiskale dhe projekt buxhetin e vitit 2024.
Sqarime: Konsultimi publik në lidhje me projekt buxhetin e vitit 2024 bazohet mbi të dhënat e raportit të performancës për vitin 2022 si dhe rekomandimet e marra nga pyetësori i zhvilluar on line për tavanet buxhetore 2024-2026.
Kalendari i konsultimit: Konsultimi me komunitetin do të zhvillohet në ambjentet e sallës së Këshillit Bashkiak, Xhafzotaj, në datë 16/10/2022, ora 17:00. Gjithashtu, sugjerimet e tyre janë të mirëpritura deri më datë 15 tetor 2023, në adresat e emaileve: kozetadoda@yahoo.com fabianakeci@gmail.com
Pjesëmarrës:
– Nga ana e Bashkisë: Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, Kryetar i Bashkisë, Sekretar i Këshillit Bashkiak, Koordinatori për Njoftimin dhe Konsultimin Publik, drejtues/punonjës të administratës, drejtoria e buxhetit dhe financës, sektori i tatim taksave, Kryetarët e Fshatrave dhe Administratorët e Njësive Administrative.
– Nga komuniteti: Banorët e Bashkisë Shijak, anëtarët e shoqërisë civile, anëtarë të biznesit, medias, gjimnazet, mësuesit dhe përfaqësues të komunitetit musliman në Shijak, grupe te ndryshme interesi apo grupet e margjinalizuara, etj.
Forma e konsultimit: Takim në terren.
Njoftim publik për konsultim me publikun me date 16 Tetor 2023 (2)