Referuar Ligjii 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik” percakton shprehimisht se “Konsultimet e drejtpërdrejta dhe takimet publike me palët e interesuara dokumentohen me procesverbal. Procesverbali i takimeve publike, të organizuara sipas këtij ligji, është dokument zyrtar (neni 6, paragrafi 2)”. Marrja e komenteve dhe rekomandimeve në procesin e konsultimit publik kryhet në një nga format e përmendura më sipër, si dhe në raste të caktuara në formë verbale dhe/ose me shkrim e të regjistruara në procesverbalin e takimeve publike (Neni 11, paragrafi 2) Në çdo takim publik mbahet procesverbal, i cili arkivohet pranë organit publik. Nëse konsiderohet e nevojshme, takimi publik mund të regjistrohet. Procesverbalet dhe regjistrimet e takimeve publike mund të bëhen publike sipas kërkesës së paraqitur, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit mbi dokumentet zyrtare (neni 18, pika 4, 5 dhe 6)
BAZUAR NE SA ME SIPER BASHKELIDHUR GJENI PROCESVERBALET E TAKIMEVE KONSULTATIVE PER PBA 2023-2025 ,BASHKIA ROSKOVEC: