Diten e Premte, në date 04.11.2022 ora 11:00, ne fshatin Kurjan, Bashkia Roskovec do te organizoje seance konsultative me banore te zones. Tema e kesaj degjese do te jete: “Prezantim dhe diskutim per projekt-idene e ndertimit te “Pikes se Grumbullimi per ullirin”. Degjesa zhvillohet ne kuader te diskutimeve tematike per Projekt-Buxhetin e vitit 2023, si dhe ne kuader te PBA 2023-2025.
Te ftuar ta merrin pjese ne kete konsultim jane: Fermerë te zonës, kultivues te ullirit, grupe interesi. Ne kete degjese gjithashtu jane te ftuar te marrin pjese edhe anetare te Keshillit Bashkiak.
Kjo degjese do te zhvillohet ne Kurjan, si pjese e aktiviteteve qe jane planifikuar gjate panairit/Festes vjetore te Ullirit. Takimi/Degjesa do te asistohet edhe nga Projektit STAR 3/ UNDP, i cili asiston Bashkinë Roskovec per nje proces konsultimi sa me ligjor dhe domethenes ne ushtrim te funksioneve te veta vendore.
Sipas nenit 27, te ligjit 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, Bashkia ushtron funksionet e veta në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit.
Ju gjithashtu mund te perdorni kete Platforme per te derguar direkt sugjerimet tuaja, duke klikuar poshte ketij postimi/njoftimi ikonen me mbishkrimin: JEPNI SUGJERIMIN TUAJ ONLINE.