04 Nentor 2022 – Bashkia Roskovec zhvilloi ne date 04.11.2022 konsultimin tematik me specialiste dhe fermere per kultivimin, grumbullimin dhe prodhimin e vajit te ullirit. Degjesa u zhvillua ne fshatin Kurjan, prane kishes Shenkoll si nje aktivitet i posacem brenda kornizes se Dites Lokale te Ullirit.
Ky konsultim u pergatit ne bashkepunim me INFOCIP ne kuader te projektit Star 3 / UNDP Albania – Reforma Administrativo – Territoriale, perfaqesuar ne kete event nga Z.Artur Kurti, krye-koordinator kombetar. Ne takim ishin te pranishem ne cilesine e eksperteve te nivelit te larte perfaqesues nga Qendra ABA, te cilet asistojne Bashkine Roskovec dhe fermeret e zones ne ceshtjet e kultivimit te ullirit.
Ne kete aktivitet morren pjese edhe Prefekti i Qarkut Fier, Z. Lefter Shehaj si dhe perfaqesues te tjere te larte te organeve qendrore ne nivel vendor. Ky takim u bashke-drejtua nga kryetarja e Bashkise znj.Majlinda Bufi dhe nga drejtori i INFOCIP, Z.Gerti Shella. Bashkia Roskovec ishte perfaqesuar edhe nga dy nen-kryetaret e Bashkise, Z. Maksim Goga dhe Klodjan Lushka.
Nderveprimi i mesiperm baozhet ne parashikimet e Ligjit nr.146/2015 “Per njoftimin dhe Konsultimin Publik” si dhe ne Ligjin Nr.139/2015 “Per veteqeverisjen vendore” i cili pershkruan ne nenin 27 te tij funksione te bashkise ne fushen e bujqesise, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyres dhe biodiversitetit.
Bashkia Roskovec ka ndermarre tashme inisativen per ngritjen e nje pike grumbullimi te vajit te ullirit me standarte, sipas rregullave qe tregu kerkon dhe njekohesisht edhe ne mbrojtje te konsumatorit.