Bashkia Roskovec, në kuadër të bashkëpunimit me Programin Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2), ka filluar procesin e përgatitjes së Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të).
Hapi i parë i këtij procesi është konsultimi me OSHC-të për të diskutuar dhe përcaktuar tematikat që janë më prioritare për adresuar nga kjo thirrje. Për këtë qëllim, bazuar në dokumentet strategjike dhe në konsultim me sektorët kryesore të Bashkisë Roskovec kemi hartuar listën e prioriteteve që propozojmë ta hapim për diskutim / konsultim me OSHC-të lokale, por jo vetëm, për përzgjedhjen përfundimtare të prioriteteve të Thirrjes së parë publike për OSHC-të.
Për sa më lart propozojmë për diskutim Prioritetet dhe përparësitë e listuara më poshtë:
1-Rinia dhe sporti
2- Rinia në Mbrojtje të mjedisit dhe Promovimit të turizmit
3-Organizmi i rretheve jashtë shkollore në qendrën Rinore.
Të gjitha OSHC-të e interesuara janë të ftuara për të marrë pjesë në konsultimin publik mbi përzgjedhjen përfundimtare të prioriteteve të Thirrjes që do të organizohet në datë: 25.03.2022, ora:11:00 në sallën e mbledhjeve Bashkia Roskovec.