Bashkia Roskovec – Degjese Publike ne Rokovec, ne fshatin Vidhdishte dhe Jagodine per hartimin e “Paketës Fiskale për vitin 2023” dhe hartimin e “Buxhetit për vitin 2023”

04 Nentor 2022 / 09 Nentor 2022 / 10 Nentor 2022 – Bashkia  Roskovec sipas njoftimit dhe kalendarit zyrar perkatesisht ne datat 4 , 9  dhe 10 Nentor zhvilloi degjese publike ne Roskovec, ne fshatin Vidhdishte dhe ne fshatin Jagodine per hartimin e “Paketës Fiskale për vitin 2023” dhe hartimin e “Buxhetit për vitin 2023″. Keto degjesa u drejtuan nen kujdesin e vecante te nenkryetarit te Bashkise Z. Maksim Goga , i bashkeshoqeruar edhe nga nenkryetari tjeter Z.Klodjan Lushka.

Nepermjet ketyre takimeve ju dha mundesia te gjithe banoreve te zonave perkatese per te adresuar dhe per te  identifikuar kerkesat dhe problematikat qe ata hasin ne jeten e tyre te perditshme.

Te gjitha kerkesat dhe problematikat e identifikuara do te jene ne fokusin dhe vemendjen e punes se Bashkise Roskovec.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp