03 Nentor 2022 – Bashkia Roskovec zhvilloi degjese publike me banore te fshatit Arapaj, Strum dhe Velmish per hartimin e “Paketës Fiskale për vitin 2023” dhe Hartimin e “Buxhetit për vitin 2023”. Keto takime jane drejtuar nen kujdesin e vecante te Kryetares se Bashkise znj. Majlinda Bufi, e bashkeshoqeruar nga dy nenkryetaret Z. Maksim Goga dhe Z. Klodjan Lushka.
Ne keto degjesa u diskutuan problematikat dhe kërkesat e qytetareve të cilat do të jenë ne vemendje per t’u parashikuar ne buxhetin e ardhshëm. Nevojat dhe kerkesat e komunitetit janë të ndryshme , ndaj këto takime i japin mundësinë qytetareve te shprehin konkretisht problemet e tyre dhe zgjidhja e tyre te jete prioritet i punes se pushtetit lokal.