permet logo

BASHKIA PERMET – Takim konsultativ me OSCH në kuadër të programit ReLOaD 2

Postuar më:

Data e mbylljes:

Statusi:

HAPUR

Bashkia Përmet është një ndër bashkitë fituese të projektit ReLOaD2 (Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor) financuar nga Bashkimi Evropian. Në kuadër të këtij projekti bashkia do të hapë së shpejti thirrjen e parë publike për të mbështetur projektet e OSHC-ve, në përputhje me prioritetet e Bashkisë. Për këtë arsye,do të organizohet më datë 17.01.2021, ora 10:00 në sallën e Këshillit Bashkiak, takimi konsultativ me OSHC-të që operojnë në Përmet. Qëllimi i takimit është përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e parë të projektit ReLOaD2 dhe përzgjedhja  përfaqësuesit  nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve.

Thirrja do të jetë e ndarë në dy lote:

Loti 1: Mbështetje për sportin me buxhet total 4,000,000 lekë

Loti 2: Prioritetet do vendosen në takim, dhe buxheti total për këtë lot është 3,000,000 lekë.

Jeni të ftuar të ndani me ne mendimet dhe sugjerimet tuaja në këtë takim.

 

HAP NJOFTIMIN PER KONSULTIM ME OSHC NGA FAQJA ZYRTARE E BASHKISE PERMET

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shkruani sugjerimin tuaj