Në mbështetje dhe zbatim të ligjit Nr. 146/2014 Për “Njoftimin dhe Konsultimin Publik” (neni 6, 7, 11,12,13, 17); Ligjit 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore” (neni 15, 16, 18) Bashkia Permet shpall njoftimin zyrtar te meposhtem:
Ne datë 17.01.2022, ora 10:00 në sallën e Këshillit Bashkiak, do te zhvillohet takimi konsultativ me OSHC-të që operojnë në Përmet. Qëllimi i takimit është përcaktimi i prioriteteve për thirrjen e parë të projektit ReLOaD2 dhe përzgjedhja përfaqësuesit nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve.
AXHENDA E TAKIMIT:
10:00- 10:15 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:15- 10:30 Prezantimi i projektit nga kordinatori lokal i projektit
10:35-11:00 Prezantimi i prioriteteve strategjike të Bashkisë nga kordinatori lokal i projektit
11:00-11:15 Diskutime, miratimi i prioriteteve
11:15-11:30 Zgjedhja e përfaqësuesit nga shoqëria civile si anëtar i komisionit të vlerësimit të projekteve.