11 Nentor 2022 – Bashkia Permet zhvilloi konsultimin publik ne kuder te “Projekt-Buxhetin 2023” dhe PBA 2023-2025″ ne njesine adminstrative Çarshovë dhe ne njesine administrative Piskove. Keto takime u drejtuan nen kujdesin e vecante te Kryetares se Bashkise znj.Alma Hoxha. Pjesemarres ishin kryesisht kryetaret e fshatrve dhe perfaqesues te komunitetit dhe te bizneseve.
Gjate zhvillimit te takimeve perkatese u adresuan dhe u identifikuan problematikat qe banoret dhe perfaqesuesit e bizneseve hasin ne veprimtarine e tyre te perditshme.
Për të qenë transparent në çdo pjesë të territorit administrativ, bashkia do të dëgjojë zërin e çdo banori për ti reflektuar në programet buxhetore dhe përkthyer në shërbime për vitin 2023.