21 Nentor 2022 – Bashkia Permet zhvilloi konsultim publik me te rinjte dhe Keshillin Vendor Rinor ne kuader te hartimit te buxhetit per vitin 2023. Takimi u zhvillua ne sallen e Keshillit Bashkiak nen kujdesin e vecante te Kryetares se Bashkise Znj. Alma Hoxha, e bashkeshoqeruar nga Pergjegjsja e Projekteve te Huaja znj.Kristjana Ibrahimi dhe nga Specialisti per Rinine Z.Edjon Maliqi.
Drejtori i INFOCIP, Z. Gerti Shella ne kuader te projektit STAR 3 / UNDP lehtesoi kete komunikim, i cili gjate fjales se tij i prezantoi te rinjve kuadrin ligjor ne fushen e rinise, Ligjin Nr.75/2019, ku u ndal ekzaktesisht ne parashikimet e nenit 7, ne te cilin shprehimisht parashikohet:
Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përputhje me funksionet e tyre, hartojnë dhe zbatojnë politikat vendore në fushën e rinisë, si dhe janë përgjegjëse për:
a) pasqyrimin dhe respektimin e të drejtave të të rinjve, duke përcaktuar objektivat dhe prioritetet, si dhe të garantojnë zbatimin e tyre;
b) krijimin e këshillit vendor të rinisë;
c) organizimin dhe koordinimin e veprimtarive që synojnë arritjen e objektivave vendore në fushën e mbrojtjes dhe të fuqizimit të të rinjve;
ç) organizimin dhe ofrimin e veprimtarive për të mbështetur mirëqenien dhe zhvillimin e të rinjve;
d) nxitjen e vullnetarizmit të të rinjve dhe edukimin joformal të tyre;
dh) financimin e krijimit dhe të zhvillimit të infrastrukturës rinore dhe të hapësirave rinore të sigurt
e) krijimin e strukturave administrative për çështjet e rinisë;
ë) parashikimin, në buxhetet e tyre, të fondeve për realizimin progresiv të të drejtave të të rinjve për zhvillimin e projekteve, programeve dhe veprimtarive rinore;
f) mbledhjen, analizimin dhe raportimin e të dhënave, në bashkëpunim me institucionet e tjera, për situatën e të drejtave të të rinjve në territorin e tyre.
Bashkia Permet eshte nje nder 7 bashkite ne te cilat INFOCIP/ STAR 3 – UNDP Albania Reforma Administrativo-Territoriale po punon per fuqizimin e konsultimit publik, si nje sherbim ligjor qe normohet nga ligji 146/2014, por edhe nga ligjet e tjera sektoriale qe normojne funksionet e bashkive.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT
EVENTI I PLOTE NE AUDIO-VIDEO