Në zbatim të ligjit me nr.139/2015 “ Për vetëqeverisjen vendore” neni 18; ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”; ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik” pika 1 dhe 2 neni 5, pika 1,2,3 4 neni 52; Rregullores së Këshilli Bashkiak “ Për konsultimin publik” si dhe kërkesës së Bashkisë Patos me nr.2657 prot datë 24.10.2022.
BASHKIA PATOS SHPALL NJOFTIMIN SI ME POSHTE VIJON:
Ditën e Enjte, më datë 23.11.2022, ora 13:00, në ambientet e sallës së Këshillit, do të organizohet seanca konsultatlive me përfaqësues të: Këshillit Bashkiak, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale Arsimore Fier, Zyra Vendore Arsimore Patos, Kryetarë të Fshatrave, Banorë të lagjes “Naftëtari dhe përfaqësues të K.V.R Patos, lidhur mbi “Rikualifikimi urban”, blloku i lagjes “Naftëtari” pranë shkollës – vjeçare “Muhamet Shehu”, Patos.
Pjesëmarrja juaj në këtë dëgjesë publike është shumë e rëndësishme për garantimitn e një procesi sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.