30 Shtator 2022 – Keshilli Bashkiak Patos zhvilloi ne fshatin Kuqar konsultim publik per realizimin e projektit “Unaza Rurale – Rikonsruksion i rruges Dukas-Kuqar Manekaj-Rusinje”, mbeshtetur ne propozimet e miratuar te Bashkise Patos per investimet e parashikuara ne vitin 2022 nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH).
Ne funksion te investimit qe do te realizohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) me perfitues Bashkia Patos, ne koordinim me Keshillin Bashkiak u mbajt nje seance konsultimi me grupet e interesit si me poshte:
- Banoret e fshatit Dukas, Kuqar, Manekaj dhe Rusinje
- Administratorin e Njesise Administrative
- Pronare te bizneseve te vendosura ne zone.
- Perfaqesues te Ekzekutivit te Bashkise
- Perfaqesues te K.V.R. Patos dhe grupe interesi
Takimi u hap nga Kryetarja e Bashkise Patos, Znj. Rajmonda Balilaj. Ne degjese moren pjese 49 banore.