Bashkia Patos – Konsultim Publik me teme: Rikualifikimi urban, blloku i lagjes “Naftëtari” dhe shkollës “Muhamet Shehu”

23 Nentor 2022 – Bashkia Patos zhvilloi konsultim publik me teme: Rikualifikimi urban, blloku i lagjes “Naftëtari”pranë shkollës “Muhamet Shehu”. Takimi u zhvillua ne sallen  e Keshillit Bashkiak.

Ky takim u drejtua nga Kryetarja e Bashkise Znj. Rajmonda Balilaj, e bashkeshoqeruar nga Sekretari i Pergjithshem Z.Balil Balili, Drejtori i Sherbimeve Publike Z.Arben Maroku, dhe nga Drejtoresha Rajonale e Arsimit Znj. Flutura Mecaj.

Kryetarja znj.Balilaj gjate mbajtjes se fjales te saj theksoi rendesine e rikualifikimit urban dhe se eshte kenaqesi qe shkolla  ne qytet do te marre rikonstruksionin me standarte  dhe kushte bashkekohore. Gjithashtu nuk la pa permendur faktin se takime te tilla behen jo vetem per te qene sa me transparent me qytetaret te cilet janë perfitues direkt te ketij investimi, por dhe per tu dhene atyre mundesine qe te shprehin fjalen e tyre si nje e drejte themelore qe ata kane dhe kerkesat e tyre te jene prioritet i Bashkise Patos.

Ky konsultim u asistua ne menyre te vecante edhe nga Drejtori Ekzektiv/INFOCIP, Z.Gerti Shella i cili gjate fjales se tij vuri theksin se Bashkia Patos eshte nje nder shtate bashkite fituese te Projektit STAR 3/ UNDP, per te konsoliduar nje model te avancuar te konsultimit publik.

Ky takim u mbeshtet dhe u lehtesua nga Qendra per Çeshtje te Informimit Publik, INFOCIP, ne kuader te Projektit “Promoting Public Consultations and Participation at Local Level”, mbeshtetur nga STAR 3/UNDP

FOTO-GALERIA E TAKIMIT

 EVENTI I PLOTE AUDIO-VIDEO

PJESA I (AUDIO-VIDEO)

PJESA II (AUDIO-VIDEO)

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp