28 Tetor 2022 – Bashkia Patos zhvilloi në datë 28.10.2022 në ambientet e Pallatit të Kulturës Patos, dëgjese publike me temë: “Diskutimi i projekt dokumentit të paketës fiskale për vitin 2023”.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Zv/Kryetarja e Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Sekretari i Këshillit Bashkiak, Sekretari i Përgjithshëm, Drejtor i Të Ardhurave Vendore në Bashkinë Patos, Kryetar të fshatrave, grupe interesi, përfaqësues të subjekteve të cilët operojnë në territorin e Bashkisë Patos, banorë të zonës dhe përfaqësues të ekzekutivit.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e këtij dokumenti dhe për lehtësirat që Bashkia Patos i ofron komunitetit të saj duke i kushtuar rëndësi të madhe banorëve lidhur me shërbimet që ata marrin. Një mënyrë kjo për të qenë sa më transparent me qytetarët në cdo pjesë të territorit administrativ.