20 Tetor 2022 / Bashkia Patos – Konsultimi tematik i Bashkise Patos me fermeret dhe prodhuesit per kultivimin e ullirit, grumbullimin dhe prodhimin e vajit ne NJA Ruzhdie u zhvillua dje, ne 20 Tetor 2022, ne nje degjese te hapur ne ullishtat shekullore të fshatit Gjinoqar. Degjesa u realizua ne kuader te diskutimit te sapo-hapur per Buxhetit dhe Paketes Fiskale 2023, por edhe si nje aktivitet i posaçem i Festes Lokale te Ullirit, qe tashme ka krijuar nje tradite te veçante.
Ne degjesen e thirrur nga Drejtoria e Bujqesise dhe te asistuar nga INFOCIP ne kuader te STAR3 / UNDP Albania – Reforma Administrativo-Territoriale moren pjese kultivues te pemes bimes se ullirit, prodhues te vajit te ullirit, perfaqesues te industrise lokale te prodhimit te vajit te ullirit. Ajo u drejtua nga Nenkryetarja e Bashkise Patos znj. Anisa Petani dhe nga sekretari i Keshillit Bashkiak, z.Balil Balilaj, dhe koordinatorja e konsultimit publik ne Bashkine Patos, Suzana Hysenaj. Ne takim moren pjese perfaqesues te projektit STAR3/UNDP duke i kontribuar ne kete menyre fuqizimit dhe mbeshtetjes te nje modeli kompakt konsultimi per vendimarrje te rendesishme qe behen nga autoriteti publik ne nivel vendor.