Diten e Enjte, në date 20.10.2022 ora 12:00, ne fshatin Gjinoqare, Njesisa Administrative Ruzhdie do te organizohet seanca konsultative me banore te zones. Tema e kesaj degjese do te jete: “Ngrita e nje pike grumbullimi per ullirin”. Degjesa zhvillohet ne kuader te diskutimeve tematike per Projekt-Buxhetin e vitit 2023, si dhe ne kuader te PBA 2023-2025.
Te ftuar ta merrin pjese ne kete degjese jane: Kryepleqesia e Njesise Ruzhdie ; fermerë te zonës, kultivues te ullirit, grupe interesi. Ne kete degjese gjithashtu jane te ftuar te marrin pjese edhe anetare te Keshillit Bashkiak dhe perfaqesues te GMS (Grupi i Menaxhimit Strategjik), Bashkia Patos.
Kjo degjese do te zhvillohet ne Fshatin Gjinoqar, si pjese e aktiviteteve qe jane planifikuar gjate panairit/Festes vjetore te Ullirit. Takimi/Degjesa do te asistohet edhe nga Projektit STAR 3/ UNDP, i cili asiston Bashkinë Patos per nje proces konsultimi sa me ligjor dhe domethenes ne ushtrim te funksioneve te veta vendore. Sipas nenit 27, te ligjit 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, Bashkia ushtron funksionet e veta në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, pyjeve dhe kullotave publike, natyrës dhe biodiversitetit
HAP KETU NJOFTIMIN ZYRTAR, RRESHTI I PARE
Ju mund te beheni pjese e ketij konsultimi duke derguar sugjerimet tuaja edhe email ne adresen e Koordinatorit per Njoftimin dhe Konsultimin Publik: suzana.hysenaj@bashkiapatos.gov.al
Ju gjithashtu mund te perdorni kete Platforme per te derguar direkt sugjerimet tuaja, duke klikuar poshte ketij postimi/njoftimi ikonen me mbishkrimin: JEPNI SUGJERIMIN TUAJ ONLINE