Bashkia Lushnje / Keshilli Bashkiak: Konsultim publik me teme “Per miratimin e dhenies me qera te prones me numer pasurie 115/1, Zona Kadastrale 2617, me emertimin “Pyll ne fshatin Mazhaj, Njesia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnje”.

Postuar më:

Data e mbylljes:

Statusi:

HAPUR

Ne baze te ligjit nr.139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”, neni 18,54; Ligjit nr.146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin publik, rregullores nr.36 date 24.04.2020 “Mbi Marredheniet e keshillit me publikun dhe median (konsultimeve);

Bashkia Lushnje/Keshilli Bashkiak shpall njoftim per konsultim publik me teme “Per miratimin e dhenies me qera te prones me numer pasurie 115/1, Zona Kadastrale 2617, me emertimin “Pyll ne fshatin Mazhaj, Njesia Administrative Allkaj, Bashkia Lushnje”.

Propozuesi: Komsioni i Ekonomise, problemeve sociale dhe strehimit.

Ne kete konsultim komisioni do te informoje komunitetin ne lidhje me pronen me numer pasurie 115/1, Zona Kadastrale 2617, me emertimin “Pyll ne fshatin Mazhaj, Njesia administrative Allkaj, Bashkia Lushnje”. Kjo prone ka nje siperfaqe 700.000 m2 (70ha). Prona eshte rregjistruar ne D.V.A.SH.K Lushnje ne pronesi te ish-Komunes Allkaj sot njesia administrative Allkaj. Kjo prone eshte dhene me qera 10 vjet z.Haralamb Hila, nepermjet nje akt-marreveshje te lidhur me date 23.04.2012 dhe afati i perfundimit te kesaj ak-marreveshje eshte data 23.04.2022.

Konsultimi do te zhvillohet diten e Merkure date 09.11.2022, ora 12:00, prane ambienteve te loaklit “Irakli Nushi”, fshati Mazhaj, njesia administrative Allkaj, Bashkia Lushnje.

Pjesemarres ne kete konsultim do te jene:

BASHKIA: Koordinatori per njoftimin dhe konsultimin publik, Propozuesit e projekt-vendimit nga administrata.

KESHILLI BASHKIAK: Kryetari i Keshillit, Komisioni i Ekonomise, problemeve sociale dhe strehimit, Keshilltare

KOMUNITETI: Banoret e Bashkise, perfaqesues nga shoqeria civile, perfaqesues te biznesit, kryetaret e fshatrave.

Qellimi i Konsultimit: Konsultimi synon terheqjen e mendimit te qytetareve, biznesit, shoqerise civile etj, ne lidhje me dhenien me qera te kesaj prone. Keshilli i Bashkise si perfaqesues komuniteti, kerkon te marre me shume informacion mbi mendimin e komunitetit per dhenien me qera te kesaj prone.

Jane te ftuar te gjithe te interesuarit te behen pjese e ketij konsultimi publik, gjithashtu mirepritet cdo sugjerim i juaji si ne rruge postare, elektronike dhe ne cdo forme tjeter.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shkruani sugjerimin tuaj