Bashkia Lushnje / Ekzekutivi: Konsultim publik per hapjen e adreses dytesore te Ndermarrjes se Pasurise Publike.

Postuar më:

Data e mbylljes:

Statusi:

HAPUR

Në bazë të ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftim dhe konsultim publik”, ligjit Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 18, të Rregullores së Këshillit Bashkiak për konsultimet publike;

Bashkia Lushnje shpall njoftimin per konsultim publik si me poshte vijon:

Konsultimi  do të zhvillohet në orën 10:00 ne fshatin Murriz, Njësia Administrative Karbunarë me temë: “Për hapjen e adresës dytësore të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike dhe shfrytezimin e karrierës me vendndodhje: Kodra e pusit, Njësia Administrative Karbunarë, zona kadastrale 1181, pasuria nr;232, Bashkia Lushnje.

Dëgjesa është propozuar nga Komisioni i Bujqësisë, Urbanistikës dhe Shërbimit Publik dhe synon të informojë komunitetin në lidhje me këtë projekt-akt. Bashkia Lushnje e angazhuar për përmbushjen e detyrimeve ndaj banorëve të saj ka shtuar perpjektet për permiresimin e infrastruktures rrugore në territorin e saj, si ne zona rurale ashtu dhe ato urbane.

Vetëm në vitin 2022 janë shtruar nga N.P.P -ja 8.1 km rrugë. Synimi është jo vetem shtrimi i rrugeve me standarte por edhe realizimi i investimeve me nje kosto sa me të ulët për komunitetin. Për këtë arsye Bashkia Lushnje ka vendosur të shfrytezoje burimet e ndodhura në territorin e saj dhe në rastin konkret shfrytëzimin e karrierës me adrese : Kodra e posit, Njësia Administrative Karbunarë, ZK 1181,nr.pasurie 232 . Gjithashtu shfrytëzimi i karrierës kërkon ndjekjen e procedurave ligjore per regjistrimin e adresës dytësore.

Ky konsultim publik synon të marrë mendimin e qytetareve,  grupeve të ndryshme të interesit dhe pasoje pjesemarrrja juaj eshte e rendesishme, per efekt te nje procesi konsultimi transparent dhe gjitheperfshires.

 

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shkruani sugjerimin tuaj