Bashkia Lushnje / Ekzekutivi: Konsultim Publik me temë: “Për një ndryshim dhe shtesë në v.k.b-ne nr.117 date 21.12.2022″Per sistemin e taksave dhe tarifave vendore, administrimin e tyre në bashkinë Lushnje dhe penalitetet për kundravajtje administrative per vitin 2023”.

Postuar më:

Data e mbylljes:

Statusi:

HAPUR

Në bazë të ligjit Nr. 146/2014 “Për njoftim dhe konsultim publik”, ligjit Nr. 139/2015 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore” neni 18, të Rregullores së Këshillit Bashkiak për konsultimet publike;

Bashkia Lushnje shpall njoftimin per konsultim publik si me poshte vijon:

Konsultimi publik me propozues “Komisioni Ekonomisë, Problemeve Sociale dhe Strehimit”, në datë 24 korrik 2023 do të zhvillohet në orën 13:00 në ambientet e Qendres së Artit “Vaçe Zela”.Bëhet fjalë për një dëgjese publike me temë: “Për një ndryshim dhe shtesë në v.k.b-ne nr.117 date 21.12.2022″Per sistemin e taksave dhe tarifave vendore, administrimin e tyre në bashkinë Lushnje dhe penalitetet për kundravajtje administrative per vitin 2023”.

Ndryshimet dhe shtesat në vendimin e këshillit bashkiak të fundit të vitit 2022 synojnë të bëhen pas disa kerkesa në bashkinë Lushnjë të bëra nga ana e tregtareve te cilet ushtrojne aktivitetin e tyre ne Markatën e re në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, duke synuar krijimin e politikave lehtësuese fiskale dhe klime të favorshme për të gjithe qytetaret të cilet duan të ushtrojne aktivitetin e tyre pranë kësaj markate, por edhe në tregun e gjesë së gjallë në Bubullimë, që është në fazën e fundit të investimit.

Këshilli Bashkiak Lushnjë dhe administrata e bashkisë Lushnjë ftojnë të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara të marrin pjesë në këto dëgjesa si garanci për vendimarrje transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shkruani sugjerimin tuaj