Bashkia Lushnjë zhvillon në datën 14 prill ora 13:00 në ambjentët e kinoteatrit “Vaçe Zela” konsultimin publik me teme “Vleresimi i Riskut ne Shkalle Vendore per Bashkine Lushnjë.
Nisur nga pasojat dhe efektet socio-ekonomike të fatkeqësive të mëdha si pandemia e Covid-19 dhe tërmetet e vitit 2019, autoritetet kombëtare dhe vendore, të përkrahura nga organizma ndërkombëtarë dhe në linjë me kërkesat ligjore, kanë shpejtuar hapat dhe janë në proces të përgatitjes së dokumenteve të nevojshme për zvogëlimin dhe menaxhimin e riskut.
Pjesmarrës në këtë konsultim do të jenë Kordinatori per njoftimin e konsultimin publik, banoret e Bashkise Lushnje, perfaqesues nga shoqeria civile, perfaqesues te biznesit dhe te medias.
Ky konsultim publik synon të marrë mendimin e qytetareve, shoqerise civile si dhe grupeve të ndryshme të interesit, por përvec kësaj cdokush mund të dërgoje sugjerime në rrugë postare dhe elektronike në kontaktet e Bashkisë Lushnjë:
WEB: bashkialushnje.gov.al
Email: bashkia_lushnje@yahoo.com