22 Korrik 2022 – Bashkia Lushnje zhvilloi konsultim publik me teme “Per rishperndarje ne buxhetin e vitit 2022”
Në fokus të diskutimit me qytetarët e pranishëm në dëgjesë, veçanërisht mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore, ishin dy investimet e rëndësishme që do kryhen në vazhdim, rikontruksioni i palestrës së shkollës “Foto Puka” dhe rikonstruksioni i shkollës “Skënder Libohova” që përfshin edhe një shtesë godinë.
Kreu i Këshillit Bashkiak Ferdinand Gjermeni, Kreu i Komisionit të Ekonomisë Beqir Sulovari, Këshilltari Ervin Sina njëkohësisht Nën/Kryetar i Këshillit të Qarkut, si dhe Këshilltarët e tjerë Ylli Krakulli dhe Elvi Prifti e vlerësuan jetik rolin e qytetareve dhe komunitetit në vendimarrje, duke përshendetur gjithashtu edhe angazhimin e kryebashkiakes Eriselda Sefa dhe stafit të saj për të përmirësuar infrastrukturën arsimore dhe sportive në Bashki, sikurse tregon edhe bashkëfinancimi i fundit për këto dy projekte me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit .
FOTO-GALERIA E TAKIMIT