Bashkia Lushnje / Degjese publike me temë: “Për një ndryshim dhe shtesë në v.k.b-ne nr.117 date 21.12.2022″Per sistemin e taksave dhe tarifave vendore, administrimin e tyre në bashkinë Lushnje dhe penalitetet për kundravajtje administrative per vitin 2023”

24 Korrik 2023 – Bashkia Lushnje zhvilloi në ambjentet e Qëndrës së Artit ” Vaçe Zela” Lushnje, ditën e sotme  Konsultimin Publik me temë:- Për një ndryshim dhe shtesë në v.k.b-në nr.117 datë 21.12.2022 “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore, administrimin e tyre ne Bashkinë Lushnje dhe penalitetet për kundravajtje administrative për vitin 2023”.

Të pranishëm ishin Kryetari i Këshillit Bashkiak Z.Erjet Dhima, Këshilltarë Bashkiak, përfaqësues nga administrata e bashkisë Lushnjë, shitësit e tregut të fruta-perime dhe qytetarë. Në fokus të diskutime e ishin jo vetëm sistemi i taksave dhe tarifave lokale, por edhe cilësia e tregtimit dhe siguria ushqimore për konsumatorët.

FOTO GALERIA E TAKIMIT

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp