lezhe logo

Bashkia Lezhe / Ekzekutivi – Njoftim per Konsultim Publik per PBA 2024-2026 dhe Buxhetin Vjetor.

Postuar më:

Data e mbylljes:

Statusi:

HAPUR

Ne mbeshtetje Ligjit Nr. 146/20 14 “Per njoftimin dhe konsultimin publik, te Ligjit Nr. 139/2015 “Per Veteqeverisjen Vendore”, Ligjit Nr.119/2014 “Per te Drejten e lnformimit”, , Ligjit Nr.68/2017 “Per Financat e Veteqeverisjes Vendore” si  dhe Vendimin Nr.393 date 18.07.2022 “Per miratimin e rregullores per organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e administrates se Bashkise Lezhe”

Bashkia Lezhe shpall njoftimin se do te zhvilloje konsultime publike per projekt buxhetin afatmesem (PBA) 2024-2026 si dhe per buxhetin vjetor sipas datave te meposhtme;

  1. Konsultimi publik me banore te NJ.A Balldre, Nj.A Dajc, NJ.A Blinisht, NJ.A Kallmet dhe NJ.A Ungrej do te zhvillohet ne daten 29.05.2023 prane karburant “Suli” ne NJ.A Dajc ne oren 17:00.
  2. Konusltimi publik me banore te NJ.A Zejmen, NJ.A Shenkoll dhe NJ.A Kolsh do te zhvillohet ne daten 30.5.2023 prane ambienteve te Restorant “Orkidea” 2, Autostrade, ne oren 17:00.
  3. Konsultimi publik me banore te NJ.A Lezhe, NJ.A Shengjin dhe me biznese, gazetare, media, organizatat e shoqerise civile dhe grupe te tjera interesi do te zhvillohetne daten 31.05.2023 prane ambienteve te Qendres Kulturore te femijeve Lezhe ne oren 17:00.

 

Jane te ftuar te marrin pjese te gjithe te interesuarit, pasi pjesemarrja juaj ne keto konsultime publike eshte e rendesishme per garantimin e nje procesi sa me transparent dhe gjitheperfshires, konform parashikimeve ligjore.

 

 

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shkruani sugjerimin tuaj