Bashkia Kukes / Degjese Publike per PBA 2023-2025 , Buxhetin 2023 dhe Paketen Fiskale 2023 ne NJ.A Bicaj

22 Dhjetor 2022 – Bashkia Kukes zhvilloi konsultim Publik per PBA 2023-2025 , Buxhetin 2023 dhe Paketen Fiskale 2023 ne Njesine Administrative Bicaj. Takimi u drejtua nga Kryetari i Bashkise Z. Safet Gjici.

Fokus diskutimesh ishin projektet që do realizohen për banorët e kësaj zone, ku pjesë e investimeve do jetë asfaltimi i rrugës së fshatit Mustafaj. Një investim i domosdoshëm që duhej bërë prej vitesh.

Po ashtu në vitin 2023 do të investohet në Qendrën e Njësisë, Shtëpia e Kulturës “Elez Braha”, të cilat do marrin një pamje tjetër e ku gjithë turistët që do vijnë në Bicaj do mësojnë më shumë rreth kulturës e traditës së kësaj Njësie, më e madhja që ka sot territori i Bashkisë Kukës.

Rikonstruksioni i shkollës së mesme “Bajram Abdiu” si dhe terrene sportive janë projekte që bashkia pret të fillojë punën shumë shpejtë. Vëmendje e veçantë në buxhetin e 2023 i është kushtuar edhe rrugës së bjeshkës “Laku i Tejes”, me qëllim kthimin e saj në një pikë tjetër turistike që ka bashkia jonë.

FOTO – GALERIA E TAKIMIT

 

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp