Bashkia Elbasan / Njoftim per Konsultim per “Draft Planin Vendor te Strehimit Social”

Postuar më:

Data e mbylljes:

Statusi:

HAPUR

Ne zbatim te ligjit Nr.146/2014 “Per njoftimin dhe konsultimin Publik”, të Ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore” neni 18, Bashkia Elbasan shpall njoftimin per zhvillimin e konsultimit publik me grupet e interesit per “Draft Planin Vendor te Strehimit Social”

Konsultimi do te zhvillohet me date 10.10.2023, ora 11:00, ne ambjentet e Bashkise Elbasan, Kati III.

Sqarime për projekt-aktin: Informim i komunitetit të Bashkisë Elbasan mbi Planin e Veprimit a, b, c te draftuar me grupe interesi dhe te konsultuar përpara miratimit me komunitetin. 

Qëllimi i këtij konsultimi është të mblidhen sugjerimet e komunitetit lidhur me hartimin e planeve vendore të sipërpërmendura.

Pjesëmarrës:

  • Nga ana e Bashkise: Drejtuesit e Programeve Buxhetore, Drejtoria e Financë, koordinatori per informim dhe konsultim, përfaqësues të Këshillit Bashkiak, Sektori i Njesise se Integrimit Europian Projekteve Strategjike dhe Inovacionit, Drejtoria e Kujdesit Social, Sherbimeve Komunitare, Teknologjise dhe Medias, përfaqësues të Sekretariatit të Këshillit Bashkiak.

 

  • Nga komuniteti: përfaqësues të bizneseve; përfaqësues të OJF-ve; përfaqësues të Këshillit Rinor; përfaqësues të Qendrës së Formimit Profesional; pedagogë dhe studentë të Universitetit “A Xhuvani”; përfaqësues të komunitetit të gjashtë lagjeve dhe dymbëdhjete njësive administrative të Bashkisë Elbasan.

 

Kontaktet dhe afatet e dërgimit të komenteve, rekomandimeve, vërejtjeve;

 Komentet dhe rekomandimet tuaja mund të jepen edhe nepermjet pjesemarrjes suaj në takimet publik, por në pamundësi për të marrë pjesë në këto konsultime do të na ndihmoni duke dhënë sygjerimet pranë zyrave me një ndalesë në çdo lagje dhe njësi administrative të Bashkisë Elbasan, si dhe duke kontaktuar me përfaqësuesin e komunitetit si dhe mund të dërgohen në adresën e emailit te kryetarit të Bashkisë Elbasan me email: gledianllatja@elbasani.gov.al dhe Kryetarit te Këshillit Bashkiak me email: lytfi.lala@keshilli.elbasani.gov.al, ose të dërgohen me postë BRENDA DATËS 10.10.2023 ne adresën: Bashkia Elbasan, rruga: pranë Shkollës: Luigj Gurakuqi.

Njoftimi zyrtar:

njoftimi-per-konsultim-publik 3 ELBASAN

 

Pjesemarrja juaj ne kete konsultim publik eshte e nje rendesie te vecante per efekt te nje procesi transparent, gjitheperfshires dhe konform parashikimeve ligjore.

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp

Shkruani sugjerimin tuaj