Bashkia Elbasan / Degjese Publike per PBA 2023-2025

12 Maj 2022 – Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja nisi turin e takimeve me banorë të Njësive Shirgjan, Tregan dhe Gjergjan. Gjatë këtij konsultimi publik Z. Llatja renditi një nga prioritetet e tij kryesore që është investimet në infrastrukturë dhe ndërhyrjet në fshatra në bashkëpunim edhe me qeverinë.

Plani afatmesëm buxhetor është baza ku  vendosen prioritetet për investimet në 3 vitet e ardhshme, më specifikisht bëhet fjalë për gjërat e mëdha që kërkojnë një programim më të madh se Buxhetimi me Pjesëmarrje që bëhet cdo vit”, tha Z Llatja.

Kreu i Bashkisë e vuri theksin tek investimi i madh ai i Automoto Parkut, punimet e të cilit po vijojnë me intensitet të lartë që sipas tij do ti sjell një zhvillim të madh ekonomik Elbasanit. Ndërsa renditi edhe disa nga problemet që aktualisht Bashkia ka: Problemi kryesor që ne kemi është infrastruktura rrugore në qytet dhe fshat.

Z. Llatja vuri në dukje edhe rritjen e të ardhurave të Bashkisë që ai drejton. “Ne kemi arritur të ardhurat tona në 8.1 milion dollarë, dhe këtë vit kemi synim ta rrisim në 8.6 milion. Gjithashtu kemi një buxhet të shtuar për ndihmën sociale”, përfundoi Kreu i Bashksie Elbasan.

FOTO – GALERIA E TAKIMIT

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp