Bashkia Durres / Konsultim Publik per PBA 2023-2025 ne NJ.A Manzes

2 Nentor 2022 – Bashkia Durres në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Buxhetit Afatmesëm 2023-2025, si dhe në kuadër të transparencës publike lidhur me të gjitha projektet, shërbimet dhe investimet e realizuara përgjatë vitit 2022 zhvilloi dëgjesën publike  në njësinë administrative të Manzës për 4 programet buxhetore të bashkisë së Durrësit:

Programi i Paketës Fiskale,
Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike
Programi i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar
Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
Në këtë takim kishte një pjesëmarrje të gjërë, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga komuniteti i kësaj njësie, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF që operojnë në këtë njësi, grupet këshillimore, Komisionet e Këshillit Bashkiak si dhe përfaqësues të biznesit.
FOTO-GALERIA E TAKIMIT

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp