4 Nentor 2022 – Bashkia Durres zhvilloi Dëgjesën Publike në Njësinë Administrative Ishëm për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i paketës fiskale, i infrastrukturës rrugore dhe investimet publike, arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe i strehimit e shërbimit social.
Kjo dëgjesë u zhvillua në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të njësisë administrative të Ishmit, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF-ve që operojnë në këtë njësi, grupet këshillimore si dhe komisione të Këshillit Bashkiak.
Në Ishëm janë bërë shumë ndërhyrje në infrastrukturë, janë realizuar investime në ujesjellës dhe është vendosur uji i pijshëm në zonat problematike. Gjithashtu në zonën e Ishmit është vendosur tensioni 20 kilo/volt. Edhe për Njësinë Administrative Ishëm, janë caktuar fonde në buxhet për vijimin e rehabilitimit të infrastrukturës rrugore.
Këtë vit, prioritet të madh i dhamë sektorit të Turizmit, si një shtyllë kryesore e ekonomisë. Edhe plazhi në Gjirin e Lalëzit në zonën e Ishmit si një zonë turistike, ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Prioritet në vitin e ardhshëm do të jetë edhe sektori i Bujqësisë. Me vendim të këshillit bashkiak u miratua një iniciativë bashkëpunimi midis fermerëve dhe Bashkisë Durrës, për të ndihmuar financiarisht fermerët me buxhet nga Bashkia si dhe për ti orientuar për problemet që ata kanë, për aplikimet për grantet, ruajtje dhe depozitim të prodhimeve.
Në këtë dëgjesë edhe të pranishmit diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet, si dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT