7 Nentor 2022 – Bashkia Durres në vijim të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të Përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025, zhvilloi Dëgjesën Publike lidhur me programin e paketës fiskale.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të biznesit, ekspertë kontabël, anëtarë të dhomës së tregtisë dhe industrisë të Durrësit dhe përfaqësues të komisioneve të këshillit bashkiak.
Në këtë dëgjesë u diskutua mbi punën dhe investimet që ka bërë bashkia e Durrësit gjatë këtij viti përsa i përket arsimit, përmirësimit të infrastrukturës rrugore në të gjitha njësitë administrative, menaxhimin e mbetjeve ku është rinovuar me mjete të reja flota e pastrimit, angazhimin për mbjelljen e pemëve dhe shtimin e hapësirave të gjelbëra në qytet. Përsa i përket sektorit bujqësor i njoha të pranishmit me punën që kemi bërë për infrastrukturën dhe sidomos pastrimin e kanaleve kulluese e vaditëse që do të ndihmojë ndjeshëm fermerët e Durrësit. Po kështu i njoha të pranishmit edhe lidhur me ecurinë e procesit të rindërtimit. Sa i përket paketës fiskale theksova se janë hequr tarifat për pensionistët e vetmuar dhe shtresat në nevojë ndërkohë që nuk janë bërë ndryshime në paketën fiskale të vitit të ardhshëm krahasuar me paketën e këtij viti.
FOTO -GALERIA E TAKIMIT