8 Nentor 2022 – Bashkia Durres zhvilloi dëgjesën publike në Njësinë Administrative nr.5 që përfshin zonat e Plazhit dhe Shkozetit për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i Paketës Fiskale, i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike, i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe i Strehimit dhe Shërbimit Social.
Kjo dëgjesë u zhvillua në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të Përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të Njësisë Administrative Nr.5, përfaqësues të institucioneve arsimore dhe të shoqërisë civile si dhe banorë të këtyre zonave. Kemi realizuar investime të rëndësishme në zonen e Plazhit, e cila si zonë turistike ka qenë prioritet për Bashkinë tonë.
Investim i rëndësishëm është zbatimi i projektit për shëtitoren e Plazhit, e cila do ti shërbejë jo vetem turizmit, si një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të qytetit, por dhe bizneseve të zonës dhe për më shumë të gjithë banorëve të kësaj zone. Me Ndërmarrjen e Ujësjellësit, kemi bërë projektin për rrjetin e qytetit të Durrësit, Shkozetin dhe Plazhin. Gjithashtu do të aplikojmë pranë Qeverisë për të marrë fonde dhe për kanalizimet, për të cilat do të bëjmë një investim madhor, jo me segmente të veçanta dhe të fragmentuara.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT