Bashkia Durres / Degjese publike per PBA 2023-2025 ne Njesine Administrative nr.3 dhe Lagjen nr.18

9 Nentor 2022 – Bashkia Durres zhvilloi dëgjesën publike në Njësinë Administrative nr.3 dhe lagjen 18  për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i Paketës Fiskale, i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike, i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe i Strehimit dhe Shërbimit Social.
Kjo dëgjesë u zhvillua në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të Përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të këtyre zonave, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF, grupet këshillimore si dhe komisione të Këshilit Bashkiak.
Në këto zona investimet kanë qenë disa, si, projekti i masterplanit të ndriçimit , ku kemi përfshirë 13 akse rrugore, 80% e të cilit ka përfunduar, ndriçim me led, konsumi i të cilëve është i ulët. Po kryejmë rehabilitimin e fasadave dhe termoizolimit të tyre si dhe të tarracave, duke hequr prej tyre edhe depozitat e ujit.
Lagja nr.18, ka pësuar një ndryshim të madh. 24 pallate janë në proçes pune. Do të fillojnë edhe 17 pallate për realizimin e termoizolimit dhe rritjes së efiçensës së energjisë, duke ulur më shumë konsumin e energjisë elektrike. Janë marrë në konsideratë kërkesat e qytetarëve për hapësira publike dhe hapësira sportive.
 Në lagjen 18, do të ndërtohet një terren sportiv miks për të rinjtë e qytetit, ish fusha e rërës, e quajtur tashmë “Vala Park”, është një projekt që do ti shërbejë gjithë qytetit dhe do të përfundojë brenda 4 muajve.
Në lagjen Nr.17 si dhe tek Mauzoleumi i Dëshmorëve, i kemi kthyer hapësirat publike qytetareve, të cilat ishin të zëna në mënyrë abuzive. Po punohet për rehabilitimin e tyre, për ti kthyer në lulishte. Këto do të jenë hapësira publike për qytetaret dhe në funksion të tyre.
      FOTO-GALERIA E TAKIMIT

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp