Bashkia Durres / Degjese Publike per PBA 2023-2025 ne NJ.A Katund i Ri

7 Nentor 2022 – Bashkia Durres zhvilloi Dëgjesën Publike në Njësinë Administrative Katund i Ri për katër programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i paketës fiskale, i infrastrukturës rrugore dhe investimet publike, arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe i strehimit e shërbimit social.

Kjo dëgjesë u zhvillua në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike për Programin Buxhetor Afatmesëm 2023-2025.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të kesaj njësie administrative, përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF-ve që operojnë në këtë njësi, grupet këshillimore si dhe komisione të Këshillit Bashkiak.
Edhe në Katund të Ri janë bërë shumë investime në infrastrukturë dhe fusha te tjera. Prioritet në vitin e ardhshëm edhe në këtë njësi do të jetë sektori i bujqësisë. Po kështu do të vijojë puna dhe investimet në infrastrukturë me qëllim parandalimin e përmbytjeve. Investime të tjera të parashikuara për këtë njësi do të jenë ato për infrastrukturën rrugore, investime në arsim si dhe do të ndërtohen terrene të reja sportive.
Në këtë dëgjesë edhe të pranishmit diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet, si dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.
FOTO – GALERIA E TAKIMIT

Shpërnda

Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp