27 Tetor 2022 – Bashkia Divjake zhvilloi degjese publike ne kuader te “Hartimit te Buxhetit për vitin 2023” , “Hartimit te Paketës Fiskale për vitin 2023″ dhe per “Projekt-Buxhetin Afatmesëm 2023-2025”. Degjesa u zhvillua ne njesine administrative Grashdishte, me pjesëmarrje të banorëve të fshatrave të kësaj njësie dhe grupet e interesit (biznese, fermere, shoqëri civile).
Këto takime kanë si qëllim bashkëpunimin dhe mbledhjen e rekomandimeve, të cilat do të shërbejnë në hartimin e “Buxhetit për vitin 2023” të “Paketes Fiskale të Vitit 2023” dhe Orientimit të hartimit të PBA 2023-2025
Këto takime zhvillohen në bashkëpunim me Këshillin Bashkiak Divjake .